Showbiz
Shkurta e Shyhretja asnjëherë në jetë nuk ia plotësuan burrave të tyre këtë dëshirë
Shyhrete Behluli e Shkurte Fejza janë ndër ato këngëtare që publiku i njeh që kur ishin ende vajza, të pa fejuara e të pa martuara.
Ato ishin dhe mbeten Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli, ani pse janë të martuara. Dyshja për hirë të identitetit të krijuar nuk i ndryshuan mbiemrat asnjëherë. Një kohë tentuan ti impononin edhe mbiemrat e burrave, por përpjekjet u shkuan huq, pasi publiku i njihte e i thërriste si në kohën e çiknisë, shkruan Kosovarja.
Edhe fëmijëve të tyre, të gjithë u referohen ndryshe nga e zakonshmja. Nuk thonë djali a vajza e Lulit apo Hajrushit, por fëmijët e Shyhretit a Shkurtes.
Mirë është ta kesh gruan e famshme, por edhe kjo kushton, sepse ndodh që bashkëshorti mbetet nën hijen e gruas. Një është e qartë, burrat e dy këngëtareve tona janë përkrahësit më të mëdhenj të karrierave të tyre dhe u kanë qëndruar gjithmonë pranë.