Connect with us

Shpërndante para për vota, arrestohet kreu i PS-së në Vlorë (Video)

Kuriozitete

Shpërndante para për vota, arrestohet kreu i PS-së në Vlorë (Video)

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme kreun e PS-së së Vorës, Arben Marku pasi u filmua nga emisioni ‘Stop’ ditën e djeshme duke blerë vota. Mësohet se bashkë më të, në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, Luan Imeraj, dhe Luan Nela, 36 vjeç, të dy banues Tiranë Blutë e Tiranës […]

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme kreun e PS-së së Vorës, Arben Marku pasi u filmua nga emisioni ‘Stop’ ditën e djeshme duke blerë vota.
Mësohet se bashkë më të, në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, Luan Imeraj, dhe Luan Nela, 36 vjeç, të dy banues Tiranë

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë pasi nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare, janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” , “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top