Connect with us

Si ta pengoni partnerin për të mos ju tradhtuar?

Video

Si ta pengoni partnerin për të mos ju tradhtuar?

Meshkujt janë të lindur të bredhin poshtë e lart dhe të rrallë janë ata të cilët arrijnë t’u rezistojnë “magjive” të femrës tjetër. Mirëpo, nuk bën të çani kokën shumë rreth asaj se a do t’ju tradhtojë apo jo, por duhet të bëni çdo gjë në mënyrë që tradhtia të mos ndodhë.

Mos qitni fall se a ju është besnik dashnori apo bashkëshorti juaj, por bëni gjithçka që të mos i shkojë mendja t’ju tradhtojë, transmeton Telegrafi.

Çdo ditë angazhohuni për lidhjen tuaj

Të dashurit çdo ditë duhet t’i tregoni se sa e doni dhe sa dëshironi që të jeni vetëm me të. Komplimentet, ndonjë porosi e shkurtër, darka romantike do të jenë të mjaftueshme që të ndihet i dëshiruar posaçërisht dhe që lidhja juaj të jetë më e fuqishme.

Intimiteti

Meshkujt konsiderohen si robër të libidos së tyre, mirëpo është e vërtetë që ata hyjnë në aferë nga dëshira që me dikë të jetë më intim, madje jo vetëm fizikisht.

Bisedoni me të

Nëse vëreni që partneri dëshiron t’ju thotë diçka, me kujdes dëgjojeni, mbani mend se çka ju ka thënë dhe merreni shumë seriozisht.

Faktor i miqësisë

Femra mund të pengojë tradhtinë duke insistuar se ai shpesh po shoqërohet me miqtë, me shokët nga shkolla e mesme, me kolegët…

Rrituni bashkë

Kur të filloni të argëtoheni nga mosha 20 vjeçe, patjetër duhet të zhvilloheni dhe të ndiqni njëri-tjetrin, do të thotë që të rriteni bashkë.

Më pak fjalë, më shumë aksion

Shmanguni fjalëve të shumta dhe analizave të tepërta, por bëni diçka të dobishme dhe konstruktive për të dytë. Vetëm në këtë mënyrë do t’i tregoni që jeni damë e vërtetë…

Përmallimi

Gjeni ndonjë hobi, shëtisni. Lejoni që partneri t’i bëjë shoqëri vetvetes disa ditë në javë. Do të shihni se sa i mungoni. Do të vlerësojë çdo moment të cilin e kaloni së bashku.

Besimi

Kjo do të thotë që nuk do t’i përqeshni tekat e tij, do t’i jeni përkrahja e parezervë, ndërkaq momentet e dobësive kurrë mos i shfrytëzoni si argument gjatë grindjeve dhe kundërshtimeve. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top