Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, ardhja e gjyshes tjetër të Arnavit trondit familjen Raizada, ja çdo ndodhë nesër

Kuriozitete

Si ta quaj këtë dashuri, ardhja e gjyshes tjetër të Arnavit trondit familjen Raizada, ja çdo ndodhë nesër

Kushi po kërkon për Anxhalinë. Arnav pyet veten ku shkoi Kushi. Ai ka frikë mos Kushi ka ikur sërish. Kushi e gjen Anxhalinë duke folur me dikë. Ajo e thërret dhe e pyet me kë ishte por Anxhali justifikohet. Ato kthehen tek të tjerët. Arnav zihet me Kushin pse iku dhe në nerva e sipër ajo zbulon se ishte ideja e saj që Arnav të vishte kostum tradicional.

Arnav i thotë se e di prandaj po e mban veshur edhe pse nuk ndihet rehat. Ai e puth Kushin në ballë dhe i thotë se e bëri të gjithë këtë që ta shihte atë të buzëqeshur. Arnav ka përgatitur një surprizë për Kushin. Ajo hap pakot dhe gjen gjërat e saj të preferuara si postera të aktorit Salman Khan apo xhalebi. Kushi është shumë e gëzuar por dhurata e fundit e mërzit paksa.

Arnav i ka dhuruar një varëse me perla dhe Kushit i kujtohen kohët kur ata e urrenin njëri tjetrin. Ai përqafon Kushin teksa ajo përlotet. Në mëngjes Kushi zgjohet nga gjumi dhe sheh Arnavin duke e parë. Ajo çohet dhe sapo të dy do afrohen vjen gjyshja. Ajo thërret Arnavin dhe e shqetësuar i thotë se gjyshja e tij nga babai ka ikur nga azili. Arnav i thotë gjyshes mos të shqetësohet dhe mos t’i tregojë Anxhalisë. Ai shkon të kërkojë për të. Familja shqetësohet shkruan revistawho.com.

NK nuk e njeh gjyshen nga babi të Arnav dhe pyet familjen. Ata i thonë se ajo është një grua e rreptë dhe luten që ajo mos të vijë. Kushi del jashtë të ujisë lulet. Ndërkohë gjyshja e Arnavit nga babi po vjen. Kushi frikësohet dhe i hedh ujin. Ajo fillon bërtet dhe më pas i kërkon falje gjyshes pa e ditur që ajo është gjyshja e Arnavit. Të gjithë shokohen kur shohin gjyshen.

Ajo mendon se Kushi është shërbëtore dhe më pas shkon në dhomën e saj. NK pyet pse nuk i thanë të vërtetën për Kushin dhe Manorama i thotë se nuk mund t’i thotë ajo historinë e Arnav dhe Kushit dhe martesën e tyre të papritur. Pajal i tregon Kushit që gjyshja e Arnavit e quajti shërbëtore por Kushi thotë se nuk ka problem.

Kushi shkon në dhomën e gjyshes së Arnavit por ajo i thotë të largohet. Anxhali vjen dhe emocionohet kur sheh gjyshen.Gjyshja e pyet për Shamin por Anxhali largohet pasi nuk di ç’ti thotë. Arnav dhe gjyshja vijnë dhe habiten kur shohin gjyshen nga babi të Arnavit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top