Video
Skandal në QSUT/Urgjenca përmbytet nga uji, pacientët transportohen sa andej-këtej
Skandal në QSUT/Urgjenca përmbytet nga uji, pacientët transportohen sa andej-këtejA. Shehaj
Vec-e-jona
Urgjenca në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është përmbytur nga uji ditën e sotme. Ndoshta për shkak të reshjeve, ndoshta për shkak të ndonjë çarje tubacioni.
Këtë nuk e dimë, ama ajo që duket qartë në pamjet e mëposhtme është fakti që i gjithë korridori dhe pjesa e dyshemesë është përmbytur nga uji dhe sanitarja e gjorë po mundohet të kthejë situatën në normalitet.
Personi që ka bërë denoncimin pranë JOQ.al bën me dije se kishte shkuar të bënte një eko normale dhe është përballur me këtë situatë.
Ai shkruan për JOQ.al:
Ne po prisnim për të bërë eko dhe nga salla ku bëheshin operimet kishin plasur ujërat".
Siç e shikoni dhe vet, pacientët transportohen me barela nga njëri vend në tjetrin, ndërsa mjekët dhe infermieret vijnë vërdallë, me këmbët që u lagen nga ujërat. Ndoshta këto janë arritjet e kësaj qeverie. Bënë atë që s'ishte bërë ndonjëherë në QSUT. Ia plasën ujërat!
JOQ.al