Kuriozitete
Skandaloze: Dhëndëri i dha fund martesës, posa nusja hoqi vellon!
Një dhëndër nga Arabia Saudite u shkurorëzua nga bashkëshortja e saj në ditën e tyre të dasmës, vetëm kur nusja e zbuloi fytyrën dhe tregoi se si duket. Në fakt, ata nuk ishin parë kurrë para dasmës.
Një çift nga qyteti saudit i Medinës, ranë dakord që të martohen pa u parë, gjë e cila është e zakonshme në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.
Por, që të kenë një kujtim nga dita e tyre më e lumtur vendosën që të bëjnë një fotografi, me ç’rast dhëndëri i hoqi vellon asaj. Kur e pa se si duket nusja e tij, ai menjëherë deklaroi se martesa e tyre mori fund.
“Ti nuk je vajza me të cilën unë e kam dashur të martohem. Ti nuk je ajo për të cilën kam ëndërruar. Më vjen keq, por dua të shkurorëzohem”, i tha nuses së re dhëndri, disa sekonda pasi pa fytyrën e saj.
Nusja, sipas gazetës lokale, menjëherë ra përtokë duke qarë. Ndërsa të ftuarit u përpoqën që të ia ndryshojnë mendjen dhëndrit, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme