Kuriozitete
Struga dhe Ohri nisin sezonin e ri turistik me problemet dhe ankesat e vjetra
Hotelierët nga Ohri dhe Struga, me kërkesa specifike dhe masa të propozuara do të drejtohen deri te Qeveria e re e Maqedonisë, nga e cila siç thonë do të kërkohet që të angazhohen së bashku në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen. Kryetari i Shoqatës Hotelierike, HOTAM, Kërste Bllazheski për Alsat thotë se nevojitet përgatitje urgjente e planeve të detajuara urbanistike. “Ne kemi rreth 65 deri 70 kilometra nga Radozhda në Shën Naum. Nëse bëjmë një analizë do të shohim se ka veç 10% të kësaj, me plan të…
Hotelierët nga Ohri dhe Struga, me kërkesa specifike dhe masa të propozuara do të drejtohen deri te Qeveria e re e Maqedonisë, nga e cila siç thonë do të kërkohet që të angazhohen së bashku në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen. Kryetari i Shoqatës Hotelierike, HOTAM, Kërste Bllazheski për Alsat thotë se nevojitet përgatitje urgjente e planeve të detajuara urbanistike.
“Ne kemi rreth 65 deri 70 kilometra nga Radozhda në Shën Naum. Nëse bëjmë një analizë do të shohim se ka veç 10% të kësaj, me plan të detajuar urbanistik. Mos të flasim për objekte që janë ndërtuar në vitet ’70, edhe për to nuk ka asnjë plan të detajuar, edhe këto objekte nuk mund të marrin leje për ndërtim, apo ndërtim shtesë”, deklaroi Bllazheski për Alsat-M.
“Ne kemi shumë kërkesa. Këtu mendohet për uljen e TVSH-së për ushqim dhe pije. Ndalimi i konkurrencës jo luajale dhe agjencitë njeri. Sjellja e planeve të përgjithshme urbanistike për turizëm dhe marketing përkatës dhe prezantim të Maqedonisë në nivelin më të lartë të mundur para operatorëve turistikë të botës dhe përhapjen e atij rrjeti. Ngritja e ndërgjegjësimit të higjienës në nivel të gjithë vendit”, tha Asim Mexhedoviq, menaxher hoteli .
Ata kërkojnë ndryshim edhe në politikën e dënimeve. Thonë se në të kaluarën janë ballafaquar me gjoba të rënda. Në Ohër dhe Strugë ka rreth 7,000 shtretër hotelerik, ndërsa numri i shtretërve në prona private është rreth 30000./Alsat-M/