Connect with us

Studenti shqiptar humbet betejën me kancerin, e ëma i dedikon shkrimin prekës ditëlindjen e fundit

Kuriozitete

Studenti shqiptar humbet betejën me kancerin, e ëma i dedikon shkrimin prekës ditëlindjen e fundit

Mateo Hoxha është i riu shqiptar me banim në Itali, i cili humbi betejën me kancerin dhe ndërroi jetë pasditen e së mërkurës në spitalin e Castelfrancos, Itali.

16-vjeçari shqiptar studionte në vitin e dytë të liceut në Levi di Monebellunas dhe ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë prillin e kaluar.

Mediat italiane shkruajnë se Mateo ishte i bindur se do shërohej për dy vite, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

Ai i ishte nënshtruar një terapie intensive, ishte përmirësuar dhe ishte rikthyer në shkollë, por sëmundja u rishfaq duke përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Miqtë e përshkruanin atë si një djalë të fortë e të guximshëm që i bënte ballë gjithçkaje në jetë.

Prindërit Alban dhe Nelda sëbashku me motrën e tij Greisin e vuajtën shumë humbjen e tij. Përcjellja për në banesën e fundit u bë paraditen e së shtunës nga miqtë e të dashurit e tij.

Mamaja e tij Nelda Sula, i dedikoi të birit një thënie prekëse, për ditëlindjen e tij të fundit në nëntor:

Jeta është të kesh kurajë, inteligjencë dhe vendosmëri e mbi të gjitha të luftosh si një luan, sepse siç thoje ti “Nuk mjafton të dukesh si luan, duhet të jesh një i tillë.”

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top