Connect with us

Studim: Nënat që lindin djem janë të rrezikuara, ja pse

Shëndetësi

Studim: Nënat që lindin djem janë të rrezikuara, ja pse

Sjellja në jetë e një fëmije është gëzim i papërshkueshëm për çdo nënë, pavarësisht nëse është djalë apo vajzë.

Por studiuesit kanë dhënë disa argumente lidhur me ndikimin që ka gjinia e foshnjës në shëndetin e nënës. Sipas tyre, lindja e një bebeje të gjinisë mashkull do të shkaktojë shumë stres për nënën e tij, më shumë se lindja e një vajze.

Kur fëmijët janë në barkun e nënës, ata prodhojnë kimikate të cilat shkaktojnë inflamacion te nënat, dhe këto kimikate janë më të shumta nëse fëmija është djalë. Shkencëtarët besojnë se prodhimi i këtyre kimikateve nga djemtë mund të shkaktojnë sëmundje që shfaqen pas shumë kohësh, si depresioni apo edhe alcajmeri.

Javier Diaz-Castro, pjesë e Universitetit të Grenadas në Spanjë, shpjegon se lindja e djalit nuk është më e vështirë se ajo e vajzës në aspektin e dhimbjeve të lindjes, por shkakton dëmtim të shumë qelizave, pasi meshkujt janë “kimikisht më agresivë”.

Për sa i përket reagimit që ka trupi i nënës ndaj shtatzënisë, ai është më i shëndetshëm kur fëmija është vajzë, kjo për arsye se vajzat, ndryshe nga djemtë, nuk prodhojnë shumë kimikate të cilat dëmtojnë organizmin e nënës. Djemtë nga ana tjetër prodhojnë më shumë substance të njohura si radikale të lira, të cilat bëjnë që trupi i nënës të reagojë njëlloj sikur të ishte i infektuar dhe kjo bën që të rritet inflamacioni dhe dëmtimi i tij.

Ekipi i Javier Diaz-Castro zbuloi se edhe vetë trupi i vajzave kishte më pak shenja të stresit dhe inflamacionit pas lindjes.

Kërkuesit ndoqën 56 gra shtatzëna të cilat kishin një shtatzëni të shëndetshme, për të parë se si trupi i tyre do të reagonte ndaj shtatzënisë. 27 nga këto gra lindën djem dhe 29 lindën vajza. Pas lindjes kërkuesit morën mostra të gjakut si nga kërthiza ashtu edhe nga fëmija, më pas ata analizuan nivelet e të ashtuquajturit stres oksidativ, që ndodh kur trupi nuk ka mjaftueshëm antioksidues për të luftuar radikalet e lira të dëmshme. Ata zbuluan se kur fëmija ishte djalë, trupi i nënës reagonte me shtim të stresit. Ekipi studimor nuk i ka ndjekur nënat për gjatë gjithë jetës së tyre, por doktor Diaz-Castro beson se me kalimin e kohës, nënat që kanë sjellë në jetë djem do të kenë shëndet më delikat. Sipas tij, kjo ndodh sepse sistemi imunitar i nënës ndikohet nga gjinia e fëmijës. Pas lindjes së vajzës, trupi i nënës përshtatet më lehtë me gjendjen në të cilën ishte më parë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top