Connect with us

Supersticionet më të çmendura, vetëm India na e kalon

Video

Supersticionet më të çmendura, vetëm India na e kalon

Supersticionet më të çmendura, vetëm India na e kalonL. Çela

Vec-e-jona

mace

Supersticioni si term përdoret për të shprehur besimet e pabazuara, të cilat mund të ndikojnë në jetën e atyre që i besojnë ato.

Në raste të veçanta, ky lloj besimi mund të ketë pasoja katastrofike. Çdo ide e kësaj natyre bazohet në fjalët e më të moshuarve ose në besime të pabazuara shkencërisht.

Kur flitet për supersticionet, shqiptarët janë në krye të listës për më të çuditshmet. JOQ.al është munduar të rendisë disa prej tyre.

– Prerja e thonjve në darkë është e ndaluar

Thuajse asnjë shqiptar nuk i pret thonjtë në mbrëmje, edhe nëse ata janë bërë për t’u thyer me sëpatë. Arsyeja? Mami ka thënë që nuk duhet. Mamit i ka thënë mami i saj,dhe zinxhiri i nënave shkon deri në infinit.

– Kur të kruhet dora e majtë merr lekë, kur të kruhet e djathta jep lekë

Një Zot e di se kush e ka shpikur këtë teori! Ama, kur shqiptarët mbesin pa lekë fillojnë e kruajnë dorën e majtë. Legjenda thotë se do të marrin lekë. E kundërta ndodh me të djathtën, pasi në këtë rast do të japin lekë. Një gojëdhënë tregon se në Gjirokastër ka qenë e dënuar me ligj. Arsyeja dihet.

Mos rrini gjatë para pasqyrës mbrëmjeve

Vajzat e kanë thuajse të pamundur ta ndjekin këtë këshillë, pasi duhet të bëhen gati për festat, por nëse dëgjojnë fjalët e gjysheve nuk duhet të rrinë shumë para pasqyrës, pasi shpirtrat do shfaqen për… kushedi se çfarë.

Numri “13”

Numri “13” është kthyer në një supersticion ndërkombëtar. Ai cilësohet si numër tersi, pasi simbolizon numrin e njerëzve të ulur në tryezën e “Darkës së Fundit”, të Krishtit. Kjo vlen edhe te ne!

– Supersticionet nga bota

Nëse duam të bëjmë një krahasim mes supersticioneve shqiptare dhe atyre në botë, nuk dalim shumë mbrapa. Italianët besojnë se numri “17” është fatkeq, ndërsa në Japoni numri “4” është sinonim i fjalës “vdekje”. Ndërsa turqit e kanë të ndaluar të përtypin çamçakëzin natën, pasi do t’i godasë rrufeja. Ec e merre vesh! Në Rusi, djemtë e kanë të ndaluar të dhurojnë lule të verdha, se do të refuzohen. Në Indi, çmenduria shkon edhe më larg. Në dasma, unaza fshihet në qumësht dhe nusja me dhëndrin duhet ta gjejnë. Kush e gjen unazën i pari merr “frenat e marrëdhënies”. Nëse e gjen gruaja, mbarove punë, ta bëri tetë me dy! E.H.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top