Video
Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për autizëm te fëmijët
Rritja e temperaturës trupore në tremujorshin e dytë të shtatzënisë, e rritë spektrin e autizmit për 40%, ka bërë të ditur një hulumtim i ri.
Në këtë hulumtim që kanë bërë shkencëtarët e Universitetit të Kolumbisë, kanë përfshirë 95.754 fëmijë të cilët janë të lindur në periudhë kohore nga viti 1999 deri në atë 2009.
Nga ky grup i fëmijëve, hulumtuesit kanë identifikuar 583 raste që kanë autizëm, transmeton Gazeta Metro. 15.701 nëna kanë pasur temperaturë të rritur trupore një herë apo dy herë në interval prej katër javësh gjatë shtatzënisë.
Zhvillimi i autizmit është vërejtur te 34% e nënave që kanë pasur temperaturë gjatë çdo periudhe të shtatzënisë, ndërsa 40% në tremujorin e dytë.
Në këtë rast nënat duhen të përdorin barna kundër temperaturës së lartë – Paracetamol ose Ibuprofen.
“Hulumtimet e mëtutjeshme duhen të fokusohen në identifikimin dhe ndalimin e infektimit gjatë shtatzënisë dhe ndezjeve, ku gjithashtu edhe nga këto mundet të vijë deri te rritja e spektrit të autizmit” – ka thënë një profesor i epidemiologjisë, njëri nga kryesorët e këtij hulumtimi.