Connect with us

“Më tërhoqi zvarrë dhe më preku në vende intime”, minorenia denoncon njerkun

Kuriozitete

“Më tërhoqi zvarrë dhe më preku në vende intime”, minorenia denoncon njerkun

43-vjeçari Artan Rrapushi, i cili është akuzuar nga vajza e bashkëjetueses së tij se ka kryer vepra të turpshme me të, është lënë në burg me afat 20 ditor. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës.

Rrapushi është denoncuar në polici nga vajza e bashkëjetueses, një minorene e moshës 13-vjeçare, e cila ka thënë se 43-vjeçari e ka tërhequr zvarrë në rrugë, i ka kërkuar marrëdhënie, si edhe e ka prekur në vende intime, raporton Panorama. Vajza ka thënë se ky rast është përsëritur edhe herë të tjera.

Nga ana tjetër, i akuzuar Artan Rrapushi ka deklaruar se kjo është një gënjeshtër e sajuar nga minorenia dhe tezja e saj, duke qenë se vajza kishte mbi 3 muaj që kishte ikur nga shtëpia.

“Kam plot 11 vjet që bashkëjetoj me gruan time. Kur kam nisur të bashkëjetoj me të, e ka pasur vajzën e vogël një apo dy vjeçe. Unë e kam rritur atë. Dëshmia që lexoi prokurorja është e gjitha e rreme. Vajza ka tre muaj që nuk jeton më në shtëpi. Ajo jeton me tezen e saj dhe tezja e ka çuar të bëjë këtë kallëzim. Tezja e saj e ka nxjerrë në rrugë dhe e ka vënë të kërkojë kanoçe nëpër koshat e plehrave. Për këtë unë kam debatuar me të, se nuk dua që goca të kërkojë kanoçe në kosha plehrash. Unë e pranoj që kam debatuar me të. Një ditë e kam parë në Laprakë vajzën te plehrat dhe kam thënë që mos ma nxirr. I kam bërtitur disa herë edhe më parë, por nuk kam bërë asnjë gjë nga ato që thotë prokurorja”, deklaroi për gjykatën 43­vjeçari.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top