Kuriozitete
Tmerrohet nusja në Peqin: Bashkë me ujin, nga pusi doli edhe…
Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar një tmerr të vërtetë. Ndërsa nusja e shtëpisë ka nxjerrë kovën nga pusi për të mbushur enët me ujë, prej saj i ka dalë një gjarpër që i ka ngjallur lemerinë.
Ajo ka flakur kovën dhe është larguar me vrap, ndërsa zvarraniku i frikshëm është fshehur nëpër gurë në gardhin e kopshtit aty pranë.
Familjarët kanë nxituar për ta vrarë gjarprin, por nuk kanë mundur që ta gjejnë. Fill pas kësaj, ata kanë hequr dorë përfundimisht nga përdorimi për nevoja familjare të ujit të pusit, pasi sipas tyre “ai ujë tani ua shpif”, shkruan “Syri”.