Connect with us

Trajtimi i shpejt i thembrave të çara me limon

Shëndetësi

Trajtimi i shpejt i thembrave të çara me limon

Thembrat e çara janë të zakonshme te dy gjinitë, meshkujt dhe femrat, dhe përveç problemeve kozmetike, ato mund të shkaktojnë edhe dhimbje.

Përveç se ato shkaktojnë lëkurë të trashë e të tharë, simptomat tjera përfshijnë skuqje, ënjtje dhe kruarje, transmeton Telegrafi.

Prandaj është e rëndësishme të merrni masa preventive kur shihni se kanë filluar të formohen të çarat në thembrat tuaja.

Shkaktarë i këtij fenomeni mund të jenë shumë faktorë, duke filluar nga mungesa e lagështisë, ushqimi i dobët apo mungesa e higjienës.

Por, fatmirësisht ekziston një tretman natyral me të cilin mund t’i shëroni thembrat shpejt dhe sigurt!

SHËRIMI I THEMBRAVE TË ÇARA ME LIMON

Limonët janë acidik për nga natyra, dhe ata ndihmojnë në zbutjen e lëkurës te thembrat.

Ju duhet t’i zhytni këmbët në ujë të ngrohët e të kombinuar me lëng limoni për 10 deri në 15 minuta.

Pastaj, me gur shtufi pastroni thembrat, për t’i pastruar prapë me ujë dhe peshqir!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top