Shëndetësi
Transporti i parë me dron, barten analizat e gjakut 260 km
Dronët pritet të ndihmojnë shumë mjekësinë në të ardhmen. Hulumtuesit nga shkolla “John Hopkins” kanë kryer testin e parë rekord duke bartur analizat e gjakut me dron në një spital tjetër për 260 kilometra.
Testi është kryer në shkretëtirën e Arizonës ku me sukses janë bartur analizat e gjakut të një personi me dron.
Droni për bartjen e analizave është i krijuar veçmas për këtë detyrë ndërsa kjo distancë ka qenë rekorde.