Connect with us

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

Shëndetësi

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

Keni probleme me shpinën? Preferoni të vraponi por më pas ju dhemb shumë gjuri? Mos e kërkoni shpëtimin në tableta por provojini disa “ilaçe natyrale” të cilat japin rezultate të shkëlqyeshme.

Revista “Shape” ka biseduar me disa ekspertë dhe ka publikuar disa “ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta shëndetësore.

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës

Zgjidhja: Joga! Vrapimi, ngasja e biçik1etës dhe golfi e ngarkojnë shpinën. Mu për këtë arsye, joga është një formë e shkëlqyeshme e ushtrimit fizik për njerëzit që kanë probleme me shpinën. Relakson muskujt, në mënyrë natyrale e largon dhimbjen, ndërsa ngadalë e “shtrëngon” shpinën.

Ekspertët rekomandojnë 75 minuta në javë, por edhe dhjetë minuta në ditë janë të mjaftueshme për mënjanimin e dhimbjes, transmeton Telegrafi.

Ngërçet në muskuj

Zgjidhja: Kafjalli me drithëra! Ngërçet në muskuj mund të shkaktohen edhe nga ushtrimet e mundimshme ose jo të rregullta, por edhe nga mënyra e keqe e të ushqyerit.

Në mënyrë që ta mënjanoni këtë vështirësi, konsumoni flluska drithërash me gjysmë luge të vogël kanellë dhe me qumësht me pak yndyrë. Mund të shtoni edhe pak krunde për ta shpejtuar metabolizmin dhe për t’i larguar materiet e dëmshme nga organizmi.

Dhimbjet në gjunjë

Zgjidhja: Akupunktura! Zëvendësojini ilaçet kundër dhimbjeve me gjilpëra. Ky trajtim relakson, por edhe e rritë nivelin e serotinës, hormon që ndikon në reduktimin e ndjenjës së dhimbjes.

Ekspertët thonë se rezultatet mund të ndihen qysh pas vizitës së parë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top