Video
Tronditet futbolli shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e Dinamos
Tronditet futbolli shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e DinamosK. Demiraj
Sport
Një lajm i hidhur ka pikëlluar sot të gjithë opinionin sportiv në vendin tonë. Legjenda e Dinamos, Ibrahim Kodra ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.
Kodra ka qenë ish-futbollist i njohur i klubit kryeqytetas, Dinamo. Ai ka luajtur për këtë skuadër në vitet 1966-1977.
Kodra i kushtoi të gjithë karrierën sportive, ngjyrave blu, duke mbajtur gjithmonë fanellën me numrin 4 mbi fanellë.
Lajmi është bërë publik nga faqja e klubit të Dinamos në Facebook e cila njëkohësisht i shpreh edhe ngushëllimet familjarëve të Ibrahim Kodrës.
Postimi i KF Dinamos:
Ndahet nga jeta në moshën 70 vjeçare ish-mbrojtësi Dinamovit, Ibrahim Kodra. Kodra qe pjesë e Dinamos legjendare, në vitet 1966-1977. Ai i kushtoi të gjithë karrierën sportive, ngjyrave blu, duke nisur që në ekipet e moshave, duke mbajtur gjithmonë fanellën me numrin 4 mbi shpatulla! FK Dinamo, shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes Kodra për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre", shkruhet në njoftim.
JOQ.al