Connect with us

Tropojani, njeriu më i pasur në botë?

Kuriozitete

Tropojani, njeriu më i pasur në botë?

Miliarderi Sahit Muja mund të lërë pas çdo person tjetër në botë falë minierave të magnezit.
Sahit Muja biznesmeni nga Tropoja, pritet të katapultohet në vendin e parë të listës së personave më të pasur në botë.
Kjo falë minierave të tij të magnezit në qytetin e tij të lindjes të cilat ruajnë rezerva kolosale të këtij minerali.
Miliarderi i cili aktualisht jeton në New Yo

Miliarderi Sahit Muja mund të lërë pas çdo person tjetër në botë falë minierave të magnezit.

Sahit Muja biznesmeni nga Tropoja, pritet të katapultohet në vendin e parë të listës së personave më të pasur në botë. Kjo falë minierave të tij të magnezit në qytetin e tij të lindjes të cilat ruajnë rezerva kolosale të këtij minerali.

Miliarderi i cili aktualisht jeton në New York ka bërë së fundmi një vizitë në vilën e tij luksoze në Tropojë sëbashku me bashkëshorten e tij Albana. Të dy shkëmbejnë shpesh mesazhe dhe dedikime në rrjetet sociale duke i shprehur njëri-tjetrit dashurinë e tyre si në përralla.

Por, jeta e tij nuk ka qënë gjithmonë kaq e lehtë dhe e qetë. Shumë vite më parë Muja është larguar nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas Turqisë ku ju përkushtuar sportit të boksit. Gjatë atyre viteve ai u plagos gjatë një atentati i cili bëri shumë bujë në shtetin turk pasi truprojat e tij eleminuan atentatorin.

Mbasi punës së tij të palodhur Muja arriti të krijonte emrin e tij me influencë dhe u transferua në Sh.B.A jo siç shkoi në shtetet fqinje, por si një biznesmen i fuqishëm.

C.E.O-ja i mineraleve, thotë në një intervistë për CNN : “Ne kemi një leje të përjetshme për të nxjerrë këtë mineral nga Tropoja, ku rezervat e të cilit vlerësohen të jenë rreth 20 miliardë tonë. Nevoja për këtë mineral do të rritet në mënyrë drastike dhe prodhimi nuk do të mund të përballojë kërkesën e madhe.”

Magnezi ka potencial që të përdoret si ‘karburant’ për makinat elektrike në formën e baterive, të cilat rimbushen për vetëm 10 minuta sipas testimeve të bëra nga ‘Instituti Korean i Shkencës dhe Teknologjisë’, jo vetëm kaq por ky mineral përdoret edhe në agrikulturë, ndërtim, industrinë kimike, sektorin e energjitikës etj.

Kështu biznesmeni shqiptar jo vetëm po shijon rritjen e pasurisë së tij nga dita në ditë, por njëkohësisht mund të bëhet shpëtimtari i së ardhmes në industrisë e automobilave dhe jo vetëm.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top