Video
Uji e balta përmbytin rrugën Tiranë-Durrës, mos kaloni në këtë aks
Uji e balta përmbytin rrugën Tiranë-Durrës, mos kaloni në këtë aksA. Shehaj
Lajme
Sikurse pritej, reshjet e dendura të rëna gjatë ditës së sotme krijuan bllokimin e një prej akseve të rëndësishme që lidh kryeqytetin me Durrësin. Bëhet fjalë për pjesën e autostradës, e cila po mbulohet nga uji e balta.
Të shumtë janë ata që kanë ngecur në këtë segment rrugor, ndërsa niveli i ujit në karexhatë ka arritur në 0.75 metra.
Vargje të gjata me automjete që mundohen të çajnë rrugën, janë krijuar në pjesën më problematike, që duket se është segmenti Rinas-Tiranë.
Ndërkaq, si pasojë e reshjeve të dendura është përmbytur Laknasi ndërsa po devijohet kalimi i automjeteve në rrugë dytësore.
JOQ.al