Shëndetësi
Vetitë shëruese të farave të ziera të shalqirit
Farat e ziera të shalqirit janë shtesë e shëndetshme në ushqim. Efekti i tyre dallohet në pjesët më të rëndësishme në trup. Ja disa nga vetitë e farave të ziera të shalqirit, transmeton gazeta Kosova Sot.
DO TA PËRMIRËSONI TRETJEN
Këto fara janë të pasura me fibra, kështu që janë ideale për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku. Kështu, veprojnë mirë si nga brenda po ashtu edhe për jashtë, shërojnë komplikimet që i hasim në banjë.
DO T’I PASTRONI VESHKAT
Shalqiri është një diuretik i hatashëm. Shkaku i kësaj, do t’i pastroni veshkat. Kjo ndodh pasi eliminoni pjesën më të madhe të substancave të dëmshme në veshka. Mos harroni se veshkat kanë funksione të rëndësishme për tretjen. Veshkat i pastroni përmes urinës.
NUK DO TË KENI NEVOJË PËR PIJE ENERGJIKE
Farat e shalqirit kanë vlerë të lartë ushqyese. Kjo është një nga arsyet pse rekomandohen gjatë verës, pasi energjia bie si pasojë e nxehtësisë.
DO TË PËRKUJDESENI PËR ZEMRËN
Këtu ndërhyn përbërësi argjininë. Ky është një aminoacid që rregullon shtypjen e gjakut. Për më shumë, zgjeron arteriet, që lejon qarkullimin e lirë të gjakut, duke parandaluar sulmin në zemër dhe në tru.
JANË ANTIDEPRESANTË NATYRALË
Lëngu i përgatitur nga farat e shalqirit është i pasur me vitamina të grupit B. Kështu e sintetizojnë serotoninën, hormonin e lumturisë.