Kuriozitete
Video që ka prekur të gjithë, qeni dhe djali me sindromën Down
Në një video që ka prekur të gjithë shihet një qen i cili miqësohet me një djalë i cili ka sindromën Down.
Siç thuhet në një nga komentet e videos, përcjell Telegrafi, ajo që të bënë përshtypje është fakti se “qeni ka parë diçka te djali, diçka që shumica e njerëzve nuk mund ta shohin”.
“Ai tregoi mëshirë të menjëhershme, nga momenti i parë”, thuhet në një koment tjetër në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.
Ndonëse videoja është publikuar fillimisht vite më parë, njerëzit kanë dashur ta ripublikojnë atë për të ngritur ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj kësaj pjese të shoqërisë.