Connect with us

VIDEO: Qindra qytetarë të Kosovës investojnë në Bitcoin

Lajme

VIDEO: Qindra qytetarë të Kosovës investojnë në Bitcoin

Monedhat elektronike janë një nga temat më aktuale në botë, por edhe në Kosovë. Bitcoin është një monedhë digjitale në të cilën transaksionet mund të kryhen pa nevojën e një banke qendrore. Edhe në Kosovë shumë kompani kanë investuar në pajisje që prodhojnë bitcoin.

Drejtori i kompanisë “Kriptomat”, Valmir Hazeri, ka treguar për KosovaPress se vetëm në kompaninë e tij janë diku nga 500 deri në 1 mijë persona që kanë investuar para në bitcoin, ndërsa janë më shumë se 5 persona që janë bërë milioner.
“Është tejet e lartë, momentalisht ne Kriptomat nuk po mundemi me i përballu të gjitha kërkesave, janë disa të tjera që punojnë në Kosovë. Nuk e di ata si janë duke e menaxhuar ose a po munden ta menaxhojnë, por kërkesa është tejet e lartë dhe ka shumë persona që janë të involvuar qysh herët në bitcoin. Mund të them prej 500 deri në 1 mijë njerëz që unë kam dëgjuar, po ashtu ka edhe shumë të tjerë që unë nuk kam pasur qasje me ta. Mund të quaj që janë diku rreth 5 deri në 10 bittcoin milioner që quhen, do të thotë që kanë investuar paraprakisht qindra euro dhe tash kanë miliona euro”, tha ai.

Duke qenë se bitcoin vepron pa një bankë qendrore, Banka Qendrore e Kosovës përmes një komunikate ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës se përdorimi i monedhave virtuale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Por që këtë qëndrim të BQK-së nuk e mbështet drejtori i kompanisë “Kriptomat”, Valmir Hazeri, i cili thotë se është një platformë shumë e sigurt.

“Kjo është tejet e sigurt deri tash e ka vërtetuar, vetën mund të them gati tetë vjet janë bërë, nuk ka mundur të hiqet direkt bitcoini edhe janë hequr plotë platforma të cilat kanë punuar me bitcoin, mirëpo bitcoini direkt nuk ka mundur të hiqet. Për atë arsye është vërtetuar se nuk mund të ngacmohet prej hakëreve ose nuk mundet me u modifikua që e ka bërë tash këtë teknologji të bitcoinit që quhet blockchain të përdoret edhe në plotë platforma tjera ose me e zgjidhë probleme të ndryshme me këtë metodë që e kanë zgjidh problemin e monedhës. Pra, blockchain ka zgjedh problemin e monedhës mos me mund njerëzit me krijua më shumë monedha pa pas nevojë ose pa leje të platformës dhe tash këtë blackchain, këtë teknologji po donë me përdor për me zgjidhë probleme si për shembull me krijua ndonjë transaksion ose ndonjë dërgim të informatës prej një personi në në person tjetër”, ka thënë ai.

Për më tepër ai thotë se në të ardhmen bitcoini do të përdoret në të gjitha shtetet, pasi që deri tani nga shumë shtete është pranuar si para e huaj.

“Ka me u update( përdorë) globalisht, momentalisht janë shumë shtete që janë duke e pranuar si para të huajën, sikur ne për shembull qysh e pranojmë dollarin, do të thotë nuk është e jona, por ne e pranojmë në Kosovë ose euro, edhe euro nuk është e jona. Një ashtu edhe shtetet tjera janë duke e pranuar bitcoinin sikur para jo të veten, por si të shteteve të tjera. Pra, bitcoini është duke u bërë një entitet në vete, ku shtetet janë duke e pranuar për arsye se shumë njerëz si në Kosovë janë duke e përdorur dhe është duke funksionuar”, theksoi ai.

Hazeri për KosovaPress ka treguar të gjitha procedurat se si funksionon blerja e bitcoinit, e krejt kjo mund të realizohet nëse keni një kuletë digjitale.

“Kriptomati është metoda më e lehtë për me ble bitcoin. Për me pas mundësi për të blerë bitcoin duhesh me u regjistrua me një exchanges, duhesh me dërgua para dhe shumica prej exchanges nuk e pranojnë Kosovën, pasi që ne kemi ende probleme me u pranua si shtet. Për këtë arsye ne e kemi bërë një mundësi shumë më të lehtë me pas mundësin me ble bitcoin brenda një ore. Pra, këtu çka mundesh me bë është thjeshtë vjen dhe duhet me pas një kuletë digjitale, e cila kryesisht janë nëpër telefona ose llap topa dhe aty duhesh me e krijua, duhesh me hap një kulet që man bitcoin. Pasi që ka plot kuleta që munden me majtë edhe valuta të tjera që janë kriptovaluta të tjera të ndryshme, që tash janë rreth 17 milion tash është trendi në rritje me kriju valuta ndryshe dhe mundesh me ble”, tregoi ai.

E më pastaj, procedura vazhdon duke zgjedhur se cila është shuma që dëshiron të investosh.

“Pra, këtu duhesh me zgjedh se sa po donë ose ma pak se sa, ose më shumë dhe pastaj duhesh me ja tregu adresën tënde pasi që bitcoin punon me adresë. Do të thotë, kur donë me ja dërgua dikujt adresën dhe ai e dinë se kush je ti dhe me ti dërgua ty ato. Tash kjo është adresa ime, ku ja japim dhe e lexon dhe tash e përgatit blerjen për me mi dërgua mu ato. Tash unë i jap pesë euro dhe i kalkulon pesë euro sa bitcoin bënë, pasi që bitcoin llogaritet rreth 15 mijë euro. Vlera e pesë eurove është 0.000332 do të thotë është një përpjesëtim tepër i lartë ku edhe kjo është një mundësi e bitcoinit që mundesh me e përpjesëtua deri në zero cent, deri në gjysmë cent ose më pak se gjysmë centi dhe mundesh me shkua 0000 deri në infinit. Dhe e blen dhe kaq, do të thotë kaq thjeshtë mundesh me ble bitcoin. Këtu e ke një recetë se çka ke ble”, tregoj Hazeri.

Përveç kompanisë “kriptomat” që pajisjet e saja i ka tek ICK në Prishtinë, edhe shumë kompani të tjera janë që kanë investuar në pajisje për prodhim të bitcoinit./DardaniaPost.com

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top