Connect with us

20 shenjat e kancerit që gratë i injorojnë shpesh

Shëndetësi

20 shenjat e kancerit që gratë i injorojnë shpesh

Sot dhe ditët në vazhdim mos bëni më vetëm kontrollet rutinë. Ju duhet të shikoni edhe për shenjat apo ndryshimet e çuditshme në trupin tuaj. Këtu janë disa që ne i neglizhojmë shpesh:

20 shenjat që mund të jeni të prekur nga kanceri

1.Frymëmarrje me vështirësi, kjo është për kancerin e mushkërive.

2.Kollë dhe dhimbje gjoksi – disa lloje të kancerit si mushkëria dhe leuçemia, e bëjnë kollën një shenjë të shpeshtë. Duket si kollë ose bronkit, por është më shumë se kaq. Gjithashtu dhimbja e kraharorit mund të shkojë nga gjoksi në shpatull dhe poshtë krahut.

3.Ethe dhe infeksion- mund të jeni të prekur nga leuçemia. Leuçemia bën që palca të krijojë qeliza të sëmura të gjakut.

4.Vështirësi në kapërcim nënkuptojnë kancerin e gojës ose të ezofagut ose kancerin e mushkërive.

5.Ënjtja në nyjet limfatike të qafës / sqetullës / ije do të thotë se sistemi limfatik mund të jetë me kancer.

6.Më shumë gjakderdhje sesa zakonisht – kjo mund të nënkuptojë që qelizat e kuqe të gjakut dhe trombocitet janë prekur.Mund të jeni me leuçemi.

7.Dobësi / lodhje –duhet të shikoni edhe për shenja të tjera. Nëse jeni çlodhur mjaftueshëm, por ende ndjeni lodhje, konsultohu me mjekun.

8.Ndiheni të fryrë ose keni shtuar peshë – gratë me kancer në vezore kanë simptoma të tilla për një kohë më të gjatë.

9.Ndiheni të ngopur dhe keni më pak oreks – një shenjë tjetër e kancerit të vezoreve. Gratë hanë më pak sepse ndihen të ngopura.

10.Dhimbja e legenit dhe dhimbja e barkut – kjo do të thotë kancer në vezore.
10 arsye të tjera që vuani nga kanceri

1. Gjak në zorrën e trashë- kjo është shenjë e qartë e kancerit të zorrës së trashë ndaj shkoni menjëherë te mjeku.

2.Humbja e çuditshme e peshës – kjo mund të jetë kancer i zorrës së trashë ose kancer i traktit të tretjes. Do të thotë se kanceri është tani në mëlçi, kështu që trupi nuk mund të trajtojë siç duhet mbeturinat.

3.Dhimbje të forta të barkut mund të jenë të lidhura me kancerin e zorrës së trashë.

4.Dhimbje në gjoks dhe ënjtje – mund të jeni të prekur nga kanceri i gjirit.

5.Ndryshimi i qafës së mitrës – shenjë e përbashkët e kancerit të gjirit.

6.Dhimbje anormale gjatë periudhës së menstruacioneve mund të jetë simptomë e kancerit të mitrës.

7. Fytyra e fryrë – disa pacientë të kancerit të mushkërive thonë se kanë fytyrë të fryrë dhe të kuqe.Kjo mund të jetë si pasojë e tumoreve të vogla të mushkërive .

8.Ndryshime në lëkurë përtej gjendjes normale, mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës.Bëj një kontroll të thonjve por dhe të gjithë trupit.

9.Ndryshimet e thonjve mund të jenë simptomë e kancerit të mushkërive ose kancerit të lëkurës nëse keni njolla kafe dhe të zeza, nën thonj. Thonjtë e zbehtë dhe të bardha janë shenjë e kancerit të mëlçisë.

10.Dhimbje mesi ose në anën e djathtë mund të jenë shenjë e kancerit të mëlçisë. Gjithashtu kanceri i gjirit e bën këtë dhimbje për shkak të pozicionimit, nëse kanceri ka prekur tashmë brinjën.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top