Connect with us

21 vjeçarja: Vëllai më qëlloi me armë pasi vishja minifund

Lajme

21 vjeçarja: Vëllai më qëlloi me armë pasi vishja minifund

“Vëllai im dukej si djall”. Ai më qëlloi me armë. Unë vetëm kam mbyllur sytë dhe jam rrëzuar nga dhimbja”. Këto janë fjalët e 21 vjeçares Marisa Putorti, e cila të kujton një oper të “trishtë”, ku Demetrio, (vëllai i saj) 4 vjet më i madh e qëllon atë me armë për “xhelozi” dhe për ta ndëshkuar ndaj qendrimeve të saj.

Pas vdekjes së babait të tij Carmelo, 6 vite më parë. Demetrio ka menduar për të zëvendësuar figurën e babait në shtëpi dhe për këtë arsye i ishte bërë “ferrë” motrës, duke mos e lejuar të shoqërohej me askënd dhe ta qortonte vazhdimisht për mënyrën se si ajo vishej.

Janë këto fjalët që Marisa tregon e shtrirë në krevatin e spitalit. Ai nuk e lejonte as të përshendetej me njerëzit dhe as të grimohej. Ajo nuk duhej t’i kthente përgjigje askujt në rrugë edhe nëse ishin burra të moshuar. Më pas gjatë rrëfimit të saj bllokohet dhe kthen kokën nga djali i saj 5 vjeçar Carmelo, i cili është fryt i dashurisë në adoleshencë me partnerin e saj aktual, Massimo D’ambrosi.

Më tej ajo rrëfen se dëgjonte gjithçka që thuhej gjatë kohës që ishte në urgjencë madje edhe fjalët e mjekëve të cilët thonin që urojmë mos t’i ketë prekur plumbi arteriet se në të kundërt është vështirë të shpëtojë. Megjithatë ajo thotë: “Vazhdimisht i jepja vetes kurajo dhe thoja unë do të mbijetoj”.

Më pas në spital ka mbërritur kapiteni i zonës, Francesco Manzone i cili e ka marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje. Në këtë rast kapiteni ka menduar se Marisa nuk do të bashkëpunonte me të për ngjarjen, por ajo i ka rrëfyer çdo detaj.

Ajo është shprehur:”Unë nuk do bëj asgjë për të mbrojtur vëllain tim. Ai është një skizofren. Nuk e urrej, por do tregohem indiferente ndaj tij”. Kur e pyesin nëse do ta fal vëllain ajo thotë: “Ta fal? Nuk më duket e drejtë. Unë dua që ai të paguajë për atë që ka bërë dhe kur ai të dalë nga burgu do të largohem nga Nicotera.

Dua të jetoj si moshatarët e mi

Demetrio Putorti 24 orë pasi qëlloi mbi të motrën u ndërgjegjësua dhe pranoi përgjegjësinë e tij. Ai është futur në paraburgim dhe gjatë kësaj kohe policët donin të mësonin se si ra ajo armë në duart e tij. Lidhur me këtë policët po hetojnë marrëdhëniet mes Demetrios dhe krimeve lokale.

Sot në mëngjes, Vincenza Pirelli, nëna e Demetrio ka takuar në paraburgim djalin e saj, të cilën e ka përqafuar dhe puthur. Mes tyre nuk ka patur asnjë fjalë, përveç se janë përqafuar fort.

Marisën plumbi e ka goditur në këmbë, ku dhe ka thyer kërcin e djathtë. Të shtënat kanë ndodhur të premten në mbrëmje në qender të Nicotera Marina në vendin ku ajo ishte punësuar gjashtë muaj më parë.

Nga ana tjetër tanimë Marisa shfryn zemërimin dhe vazhdon të bëjë plane për të ardhmen. Ajo thotë se iu desh të rritej para kohe, pasi kështu ishte shkruar fati i saj. 21 vjeçarja shprehet e penduar pasi nuk arriti dot as të mbyllë studimet për teknikë.

Më tej ajo citon:” Tani që e vërteta doli hapur unë dua të jetoj e lirë jetën time. Të punoj, të vallzoj dhe të kem shumë miq, si dhe të dal me Carmelon tim dhe të ndihem krenare për të. Gjithçka dua të bëj, pa patur kontrollin e askujt”/gazetabota.com

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top