Connect with us

30 vjeçari nga Elbasani rrëfen ngjarjen e rëndë : Ja pse e mbyta nënën (Foto)

Lajme

30 vjeçari nga Elbasani rrëfen ngjarjen e rëndë : Ja pse e mbyta nënën (Foto)

ELBASAN- “Dëgjoja zhurma”. Kështu është shprehur 30 vjeçari Ardit Zenelhoxha në polici disa orë pasi mbyti me duar në fyt nënën e tij 69 vjeçare.

Sipas burimeve, 30 vjeçari me depresion ka qenë në gjendje shoku në polici dhe ka folur pak fjalë. Por ajo që ka përsëritur më shumë, thonë burimet është shprehja “nëna bënte zhurmë”, duke mos qartësuar se çfarë zhurme bënte.

Pas kësaj, ekspertët kanë mundur të zbardhin edhe vrasjen. Arditi, pasi ka dëgjuar zhurma, ashtu si edhe deklaron, ka hyrë në dhomën e nënës, ku ende nuk dihet nëse kjo e fundit ka qenë në gjumë apo zgjuar, dhe në fraksion sekonde me gjithë fuqinë që kishte, i ka vendosur duart në fyt dhe e ka mbytur atë, duke mos i lënë kohë kësaj të fundit të vetëmbrohej.

Pas kësaj, kur është ndërgjegjësuar për atë që ka bërë, ai ka kërkuar ndihmën e xhaxhait të tij, edhe pse mësohet se këtij të fundit nuk i ka dhënë shumë detaje rreth vrasjes apo që të kërkonte falje ose ngushëllim për krimin që sapo kishte bërë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top