Connect with us

4 shenjat e kancerit të tiroides që femrat nuk duhet t’i injorojnë kurrë

Shëndetësi

4 shenjat e kancerit të tiroides që femrat nuk duhet t’i injorojnë kurrë

Shpesh dëgjojmë rekomandime të tipit, bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit për të zbuluar në kohë kancerin, apo vini re nishanet nëse ndryshojnë madhësi apo formë, pasi mund të jenë shenjë e parë e melanomës.

Ndërsa për kancerin e tiroides nuk flitet shumë. Por në fakt duhet të keni informacione mbi të, pasi numri i njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje është dyfishuar që nga vitet ’70. Gratë sidomos janë më të rrezikuara.

Edhe pse duket e rrezikshme, nuk ka arsye për t’u frikësuar. Është e vërtetë që diagnozat me kancer të tiroides janë në rritje, megjithatë flasim më shpesh për kancerin papilar të tiroides, që është më pak i rrezikshëm. Fatmirësisht, ekografitë apo skanerët që mund të bëjmë për probleme të tjera shëndetësore mund të zbulojnë edhe nodulet shumë të vogla në fyt. Edhe nëse janë kanceroze, shumica e tyre janë aq të vogla dhe rriten shumë ngadalë, prandaj mund të mos shkaktojë probleme gjatë jetës. Megjithatë, jo të gjithë llojet e kancerit të tiroides janë kaq të padëmshme, prandaj është mirë të vizitoheni tek mjeku nëse vëreni simptomat e mëposhtme:

1.Shfaqja e një gunge në qafë: Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës, ndërsa shfaqja e çdo noduli apo gunge tjetër në qafë që nuk zhduket vetë brenda pak javësh duhet të kontrollohet tek mjeku. Nëse tumori ka filluar të përhapet afër nodujve limfatikë, masa tumorale mund të jetë në pjesën anësore të qafës, ndërsa nodujt limfatikë janë në pjesën e përparme, ku është edhe gjëndra e tiroides.

Prania e nodujve të tiroides është tepër e shpeshtë në popullatë dhe incidenca e tyre rritet me moshën. Nëse do të bënim një ekzaminim ekografik në popullatën mbi moshën 50 vjeç, një në dy persona do të paraqesin nodul në tiroide, por vetëm 5% e këtyre nodujve janë me natyrë malinje. Përveç pranisë së nodulit, ekografia na ndihmon për të përcaktuar dhe numrin e nodujve, natyrën e tyre (kistike apo solide) përmasat, praninë e limfonodujve në qafë etj. Pra, ekografia është një ekzaminim që na jep të dhëna të rëndësishme për këtë patologji.

2.Probleme me gëlltitjen: Ndërkohë që masa tumorale rritet, mund të shkaktojë probleme me gëlltitjen e ushqimit. Nëse ky problem nuk largohet brenda pak javësh (duke qenë se edhe ftohja, gripi apo ndonjë virus tjetër mund të shkaktojnë ënjtje të fytit dhe probleme me gëlltitjen), është e domosdoshme të bëni një kontroll tek mjeku.
3.Ndryshime të zërit: Timbri i zërit gjendet afër tiroides, prandaj ndryshimet tek gjëndra mund të shkaktojnë ngjirje të tij.
4.Probleme me të folurin, të ngrënin ose frymëmarrjen: Këto probleme mund të mos shfaqen deri në momentin që kanceri ka avancuar shumë, megjithatë kërkojnë vëmendje mjekësore të menjëhershme.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top