Shëndetësi
5 gabime higjienike që ndikojnë në paraqitjen e infeksioneve vaginale!
Vera nënkupton rritjen e sekretimit të djersës në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë edhe vaginën, që gjithashtu do të thotë edhe shfaqjen e shpeshtë të infeksioneve.
“Disa femra janë më të prirura për infeksione vaginale. Infeksionet fungale dhe vaginoza bakteriale janë lloji i infeksionit më të zakonshëm vaginal në çdo kohë të vitit, megjithatë janë më të shpeshtë gjatë periudhës së verës”, thuhet sipas gjinekologëve.
Mënyra e vetme për të parandaluar paraqitjen e infeksioneve vaginale gjatë verës është një higjienë e mirë në zonën vaginale. Mënyra tjera për parandalim të infeksionit është shmangia e disa gabimeve higjienike që me siguri ju i bëni pa vetëdije.1
1. Higjiena menstruale
Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për higjienën gjatë ciklit tuaj menstrual, sidomos gjatë sezonit të verës. Edhepse shumica nuk i preferojnë si zgjidhje ideale, tamponët janë të dëshirueshëm gjatë ditëve të nxehta të verës. Nëqoftëse ju përdorni peceta higjienike, atëherë rekomandohet që ti ndërroni shpesh në mënyrë që të mabni sa më të thatë vaginën nga lagështia. Përdorni produkte neutrale me sa më pak aromë dhe kimikate në mënyrë që të reduktoni kruarjen dhe irritimin e zonës vaginale.
2. Shpëlarje
Femrat nuk kanë nevojë të shpëlajnë shpesh vaginën sepse ajo vet pastrohet me anë të sekretimit natyral. Në anën tjetër, 20-40% e femrave praktikojnë dushe vaginale. Mjekët shpjegojnë se larja me sapun irriton vaginën dhe vulvën, dhe rrit rrezikun e infeksioneve.
3. Brekë pambuku
Të brendshmet prej sateni apo mëndafshi mund të duken seksi dhe tërheqëse, por mbajnë shumë lagështinë, gjë që mund të shpie në marrjen e infeksionit vaginal. Të brendshme prej pambuku janë më të mira për vaginën tuaj, sepse lejon të marrë frymë dhe të depërtojë ajri.
4. Depilimi i zonës intime
Shumica e femrave depilojnë zonën e tyre intime gjatë verës, sidomos para se të shkojnë në plazh. Depilimi dhe rruajtja e vaginës duhet të bëhet së paku dy ditë para ekspozimit në ujë të kripur apo pishinë. Ushqeni mirë lëkurën tuaj gjenitale para depilimit. Përdorni produkte natyrale të tilla si vaj ulliri.
5. Bikini të lagësht
Të qëndroni të veshur me bikini të lagësht nuk është aspak një ide e mirë pasi kjo ndikon në rritjen e një numri të madh të kërpudhave. Mos mbani gjatë kohë bikini të lagësht nëse nuk dëshironi që të përfundoni me ndonjë infeksion vaginal.