Connect with us

52-vjeçari grek përdhunonte studentet dhe i nxirrte online, nuk dihet fati i shqiptares 20-vjeçare

Lajme

52-vjeçari grek përdhunonte studentet dhe i nxirrte online, nuk dihet fati i shqiptares 20-vjeçare

Një 52 vjeçar grek merrte studente në shtëpinë e tij që të kujdeseshin për të dhe hiqej si i verbër, me qëllim që të përfitonte prej tyre.

Ai është arrestuar pasi ka mbajtur me dhunë dhe më pas ka përdhunuar një studente 24-vjeçare nga qyteti i Patras, e cila po ndiqte studimet në Athinë.

52-vjeçari merrte një pension për shkak se gënjente se kishte humbur 95% të shikimit të tij dhe kishte nevojë dhe për ndihmë, kështuqë punësonte studente, të cilat ai i përdhunonte dhe më pas i nxirrte online.

Ai i lidhte studentet në karrige duke ua mbyllyr gojën me ngjitëse dhe më pas i keqtrajtonte për 24 orë.

Ngjarja ka ndodhur të martën e shkuar, kur familjarët kanë gjetur 24-vjeçaren si mos më keq dhe menjëherë 52-vjeçari është arrestuar.

Mirëpo, ditën e sotme ai ka tronditur me deklaratën e tij, pasi ka dëshmuar se të njëjtën gjë kishte bërë dhe me një 20-vjeçare nga Shqipëria.

Në redaksinë e JOQ.al kanë shkruar qytetarë nga Greqia që janë të “alarmuar” për fatin e 20-vjeçares për shkak se nuk dihet kush është dhe nëse është gjallë, pasi ashtu siç mediat greke raportojnë, 52-vjeçari ka refuzuar të japë informacione.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top