Shëndetësi
7 truke për rritje të flokëve që duhet t’i dijë çdo femër
Shumica e femrave dëshirojnë të kenë flokë të gjata, e që rritjen tyre e kanë shumë problematike.
Këto janë 7 truket të cilat duhet t’i përdorni që të keni flokë të gjata dhe të bujshme, shkruan revista Kosovarja.
1. Preni majet e flokëve çdo 3 muaj
Kjo është më se e vërtetë se duhet të prehen majet shumë shpesh që floku të rritet, sepse nëse nuk i heqim të çarat, ato do të shkojnë më lartë duke dëmtuar kështu disa centimetra më shumë të flokëve.
2.Përdorni balsam në çdo larje
Shumica e femrave e anashkalojnë zbutësin, duke menduar se nga ai bien flokët ose thjeshtë përtojnë ta përdorin. Zbutësi i flokëve luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashësisë së flokut dhe shkëlqimit.
3.Mos përdorni shumë shampon
Shamponi i tepërt mund të dëmtojë flokun me që ka kemikale të ndryshme, qoftë edhe shamponët që parashihen për ruajtje ose rritje, asgjë nuk do që të teprohet.
4.Masazhoni lëkurën e kokës me ndonjë vaj çdo javë
Është shumë e rëndësishme ushqyerja e flokëve me vajra, me që ato ndikojnë në rritje dhe masazhimi me kokë poshtë stimulon rritjen më të shpejtë të flokut.
5.Krihni flokët me kujdes
Shumica e femrave i krehin flokët e tyre me nguti, me ç’rast kjo mund të dëmtojë shumë rrënjët. Flokët duhet krehur me shumë kujdes që të jenë sa më të shëndetshme.
6.Shpërlani flokët me ujë të ftohtë
Uji i ftohtë gjatë shpërlarjes stimulon rritjen e flokëve me ç’rast ndikon si një masazhë në skalp e që përshpejton qarkullimin e gjakut.
7.Mos i mbështillni flokët me peshqir të madh Ky po që është njëri ndër gabimet sepse lëkura e kokës pas larjes është shumë e butë ndërsa peshqirët e mëdhenj i bëjnë presion flokëve duke i tërhequr shumë deri në këputje.