Connect with us

Eleminoni rrudhat e para në ballë me maskën çudibërëse me domate

Shëndetësi

Eleminoni rrudhat e para në ballë me maskën çudibërëse me domate

Domatet janë një nga ushqimet më të pasura në vlera ushqyese.

Përmbajnë vitamina A,C, E, K dhe kompleksin e plotë vitaminës B6; hekur, zink, antioksidantë, acid malik që është i rëndësishëm për trejtjen dhe rigjenerimin e lëkurës etj.

Një ndër substancat kryesore që gjendet tek domatja është licopeni, një antikosidant i rëndësishëm që mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, rrezet ultravjollcë dhe lufton plakjen e parakohshme.

Por domatet mund të përdoren edhe për trajtimin e problematikave të ndryshme si p.sh aknet, rrudhat e para, poret e hapura si dhe rregullojnë nivelin e yndyrës në lëkurë.

Maskë për rrudhat e para: Merrni dy domate mesatare dhe ziejini për 2-3 minuta, kohë e mjaftueshme që të zbuten dhe t’u hiqet më lehtë cipa.

Pasi t’i keni qëruar, kalojini në blender derisa të bëhen pure. Shtoni dy lugë çaji mjaltë organik dhe një lugë çaji lëng limoni. Përziejini të gjithë ingredientët derisa të formohet një masë homogjene. Përhapeni në fytyrë me gishta dhe lëreni të veprojë për 10-15 minuta. Do të ndieni fillimisht një shtrëngim të lehtë, por nuk keni pse shqetësoheni pasi kjo gjë tregon se maska po funksion. Pasi të ketë kaluar koha e përcaktuar (10-15 minuta) lani fytyrën me ujë të ftohtë. Lëkura juaj do të jetë më e butë, plot ndriçim dhe rrudhat e para në ballë dhe rreth buzës do të zhduken.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top