Connect with us

Lehtëso dhimbjen e dhëmbit në kushtet e shtëpisë

Shëndetësi

Lehtëso dhimbjen e dhëmbit në kushtet e shtëpisë

Në qoftë se ju dhemb ndonjë dhëmb, duhet të konsultoheni me dentistin sa më parë, pasi gjendja mund të përkeqësohet. Gjatë pritjes, mund të provoni këto mjekime të thjeshta shtëpiake:

Kripë dhe piper

Kripa e përzier me piper mund të përdoret kur dhëmbi bëhet sensitiv, pasi që të dyja kanë përbërës antibakterial dhe antiinflamator.

Duhet të përzieni sasinë e njëjtë të kripës dhe piperit me disa pika ujë në mënyrë që të formohet një pastë. Vendoseni atë në dhëmbin që ju dhemb për disa minuta.

Hudhra

Hudhra gjithashtu mund të përdorët për largimin e dhimbjes së dhëmbit. Ajo përmban antibiotikë dhe përbërës të tjerë që mund ta bëjnë përdorimin e saj shumë efektiv.

Merrni një thelb hudhre të shtypur apo hudhre pluhur dhe kripë. Vendosini në dhëmbin problematik në mënyrë që të lehtësohet dhimbja.

Qepa

Qepa ka përbërje antiseptike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në këtë rast.

Lexo edhe  Kripë me sheqer: Kombinimi që ndihmon në eleminimin e celulitit në kohë rekord

Kur t’ju fillojnë këto dhimbje, përtypni qepë për disa minuta në mënyrë që ta largoni atë.

Uji me kripë

Një gotë me ujë dhe kripë mund të ndihmojë në largimin e dhimbjes.

Përzieni gjysmë luge me kripë në një gotë me ujë të nxehtë dhe përdoreni duke e shpërlarë gojën me të.

Vanilja

Vanilja gjithashtu është ndihmëse në ndaljen e dhimbjes dhe ka efekte qetësuese. Thjesht duhet zhytur një copë pambuku në ekstrakt dhe pastaj duhet vendosur në zonën ku ka dhimbje. Procesi përsëritet disa herë.

Çaj menteje

Vendosni një lugë çaji me mente në një gotë me ujë të zier dhe prisni për 20 minuta. Pasi të freskohet, përdoreni për të shpëlarë gojën.

Shurup kolle

Shurupi i kollës përmban anestezion, i cili ndihmon në ndalimin e dhimbjes. Prandaj, vendosni një pikë apo dy te dhëmbi.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top