Connect with us

Zbulohet bima e cila vret qelizat e kancerit deri në 98 për qind

Shëndetësi

Zbulohet bima e cila vret qelizat e kancerit deri në 98 për qind

Sipas hulumtimit të botuar në “Life Science”, artemisinini – derivat i bimëve të ëmbla (Aremisia annua L. – një përkthim i mirëfillët – Pellazhda e ëmbël) që përdoret në mjekësinë kineze – mund të vrasë 98% të qelizave të kancerit të gjirit në më pak se 16 orë.

Nëse bima përdoret ajo shkakton një reduktim prej 28 për qind në qelizat e kancerit të gjirit ose në kombinim me hekurin, ajo mund të “fshijë” pothuajse tërësisht kancerin,

Për më tepër, kjo ka ndikuar në të gjitha qelizat normale në gji, gjatë këtij eksperimenti.

Artemisinina është përdorur në të kaluarën si një agjent i fuqishëm antimalarial, por tani është vërtetuar se është efektiv edhe ndaj kancerit.

Kur lëndëve në studim i’u shtua hekur, i cili shpesh grumbullohet në indet e gjirit apo në qelizat e infektuara me kancer, artemisinina sulmoi selektivisht qelizat e këqija, ndërsa të mirat, nuk prekeshin fare.

Ky ekstrakt që është përdorur mijëra vjet në Kinë kundër malaries – në kombinim me hekurin mund të heqë kancerin efektivisht.

Bio-inxhinieri Henry Lai dhe Narendra Singh nga Universiteti i Uashingtonit janë ata që bënë këtë zbulim. Për momentin bima është shumë e vështirë të merret me çmim të ulët, por me kërkesen e tregut, mendohet se do të rritet edhe prodhimi i saj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top