Lajme
93 vjeçarja nga Ferizaj lexon ende Kuranin (Video)
Hanife Hoxha ka gati një shekull jetë, por plaka nga Gremja e Ferizajit ka një veçori tjetër, mbi jetëgjatësinë.
Ajo në këtë moshë të shtyrë lexon Kuranin arabisht, gjë të cilën ka thënë se e ka mësuar qysh e vogël në mejtep – siç quhej shkolla në atë kohë.
Plaka nga Gremja thotë se nuk di të lexojë e të shkruajë shqip, pasi në kohën kur jetoi ky ishte shkollimi që merrnin.
“Shkollë s’kam hiq asnjë ditë, emrin tem s’di me shkru”, thotë ajo për Klan Kosovën.
E djali i saj thotë se nëna tashmë është në të 100’at ndonëse në dokumente është më e re.
Aftësinë për të lexuar në Kuran në këtë moshë e cilëson si shumë të veçantë edhe hoxha i fshatit.
‘Për zotin kur jam taku unë për herë të parë me loken unë jam befasu për mirë. Nuk kam besu që një e shtyer në moshë sikur është lokja 100 vjeçare di të lexojë në këtë formë kaq të rrjedhshme Kurani Kreminin”, tha Hoxha i Gremes, Fidaim Fazliu.
E ajo agjëron edhe Ramazanin qysh moti.