Shëndetësi
Humbni peshë shumë shpejt me këtë teknikë japoneze të frymëmarrjes (Video)
Miki Ryosuke, aktor japonez, së fundmi ka zbuluar një metodë natyrale e cila e ka ndihmuar atë të humb peshë. Pasi kishte përjetuar dhimbje shpine, doktori i kishte rekomanduar atij të performonte një ushtrim të caktuar çdo ditë, që, sipas doktorit, do t’i ndihmonte ta lehtësonte dhimbjen.
Megjithatë, pasi Miki e kishte performuar këtë ushtrim për disa javë, ai kishte humbur rreth 13 kg. Kësaj teknike, ai i referohet si “dieta me frymëmarrje të thellë”.
Kjo teknikë parasheh të merrni frymë thellë për tre sekonda, pastaj ta lironi frymën fuqishëm për shtatë sekonda.
Por, a funksionon vërtetë kjo metodë?
Marcele Pick, doktoreshë e njohur, ka shpjeguar pikëpamjen e saj rreth kësaj teknike, ku tregon se edhe pse nuk mund të shërbejë si zëvendësim i ushtrimeve fizike, prapëseprapë është hap i parë i mirë për gratë që veçse kanë filluar të kenë një plan për stërvitje.
Frymëmarrja e thellë e furnizon trupin me oksigjen, ndërsa oksigjeni i absorbon vlerat ushqyese dhe ndihmon në heqjen e toksinave të trupit – gjë e cila mund të shpijë në humbje të peshës.
Si ta performoni këtë ushtrim?
Shikojeni videon e mëposhtme dhe performojeni ushtrimin çdo ditë nga 2-10 minuta. Ushtrimi ia mundëson trupit tuaj të përdorë më shumë oksigjen për të djegur dhjamin, e gjithashtu i forcon muskujt dhe e shpejton metabolizmin.