Shëndetësi
Ju duhen vetëm 20 minuta dhe merrni shkëlqimin e dëshiruar të lëkurës
Trajtimi i bukurisë që ju prezatojmë do të përmirësojë cilësinë e lëkurës tuaj dhe do të sjellë përsëri shkëlqimin rinor të saj, vetëm me këta përbërës natyralë që i keni në shtëpi. Ja se çfarë duhet të bëni:
Me një pambuk të zhytyr në ujë trëndafili pastroni fytyrën tuaj fillimisht. Pastaj prejeni një domate përgjysmë dhe vendosni kripë mbi të. Fërkoni fytyrën tuaj me domate për disa minuta – ky proces do të hapë poret tuaja dhe do të heqë qelizat e vdekura të lëkurës nga fytyra juaj në çast.
Hapi i ardhshëm përfshin përzierjen e 2 lugëve lëng domateje me 2 lugë xhel Aloe Vera. Nëse ju pëlqen, ju mund të shtoni 1 kapsulë vitaminë E në përzierje. Aplikoni kremin e bërë në shtëpi në fytyrën tuaj dhe mbajeni për 5 minuta në mënyrë që të hyjë në poret tuaja.