Shëndetësi
Receta me 2 përbërës që zhduk për 3 ditë shenjat nga fytyra
henjat e zeza në fytyrë janë një nga problemet më të mëdha që vajzat përballen çdo ditë. Dhe kur bëhet fjalë për heqjen e tyre askush nuk kursehet.
Por trajtimet estetike kushtojnë në masë, andaj është mirë të zgjidhni gjithmonë produktet natyrale që keni në kuzhinën tuaj. Jo vetëm që kurseni para, por njëkohësisht mbani edhe lëkurën tuaj të shëndetshme.
Sot do t’ju tregojmë sesi të hiqni shenjat dhe pikat e zeza nga fytyra për 3 ditë. Ajo çfarë ju duhet janë patatet dhe limoni. Kjo është një recetë e thjeshtë dhe praktike që ju mund ta aplikoni sa herë që shihni të tilla probleme në fytyrën tuaj.
1 patate;
lëngun e gjysmës së limonit;
Përdorimi:
Vendosni fillimisht pataten në fytyrën tuaj dhe më pas aplikoni lëngun e limonit me anë të një pambuku.
Lërini pa e larë fytyrën për të paktën 1 orë dhe më pas shpëlajeni normalisht. Përdoreni këtë recetë për 3 ditë rresht dhe shenjat e zeza do të zhduken nga fytyra juaj.