Shëndetësi
PENGONI RRITJEN E QIMEVE TË REJA: Me ndihmën e përbërjes nga lëvozhga e arrave nuk do të keni nevojë për depilim gjithë verës!
Të gjitha femrat dëshirojnë të jenë të bukura dhe të kuruara, ndërkaq shumica e tyre vërtet nuk dëshirojnë të jenë leshatake. Në vend që të shpenzoni para në depilim, do të mund të provoni këtë metodë natyrale.
Përbërës tuaj sekret do të jenë pikërisht gëzhojat e arrave, transmeton Telegrafi.
Ajo që duhet ta bëni është që të piqni disa gëzhoja të arrave dhe t’i bluani derisa të bëhen pluhur.
Sasia e përftuar duhet të jetë e barabartë me një lugë supe. Pastaj atë pluhur përzieni me një litër ujë dhe lëreni të qëndrojë 24 orë.
Kur të kalojë ajo periudhë, lëngun tundeni, merrni një kompresë pambuku, njomeni në të dhe lyeni pjesët e trupit nga të cilat dëshironi t’i eliminoni qimet.
Kjo procedurë duhet të përdoret 3 herë në ditë, derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.
Varësisht nga forca e qimeve, disa femra do të arrijnë në rrallim drastik të qimeve, ndërkaq te disa do të eliminohen tërësisht.
VËREJTJE: Para se të vendosni për këtë mënyrë të eliminimit të qimeve nga trupi, këshillohuni me dermatologun, në mënyrë që të mësoni se a mund ta përballojë tipi i lëkurës suaj këtë metodë.