Connect with us

Humbi 70 kg për 15 muaj në mënyrën më të thjesht të mundshme

Shëndetësi

Humbi 70 kg për 15 muaj në mënyrën më të thjesht të mundshme

Falimentimi i biznesit kishte bërë që David Clark të bie në grackën e alkoolit dhe qetësuesve. Ai peshonte rreth 150 kilogramë dhe niveli i shtypjes së gjakut e rrezikonte shëndetin e tij.

Clark kishte provuar çdo dietë të mundshme, mirëpo asgjë nuk i kishte funksionuar, transmeton Telegrafi.

“Narrativi i Hollywood-it është kur bëni aksident me veturë dhe zgjoheni nga gjumi në burg – të dy këto dy gjëra  më kanë ndodhur mua. Por, kjo nuk është aq e vërtetë. I gatshëm je vetëm atëherë kur vërtetë je i gatshëm. Krejt në fund e kam kuptuar se jam në rrugën për një vdekje të parakohshme. Ne, alkoolistët, këtë e quajmë moment të qartësisë”.

Ishte 6 gushti i vitit 2005 kur Clark i kishte mbathur këpucët e vrapimit dhe kishte vrapuar për vetëm 15 sekonda. Por, kësaj rutine i ishte përmbajtur.

“Çdo ditë duhej ta bëja vetëm këtë gjë të thjesht e të çmendur. Dhe, nëse do të kishte pasur ditë kur nuk kisha vrapuar, qoftë edhe një ditë e vetme, kjo do të thoshte se kisha hequr dorë”.

Pas tre muajve ai kishte humbur 22 kile dhe kishte provuar të vraponte 5 kilometra.

Pjesë tjetër e rëndësishme gjatë rrugëtimit të tij për humbje të peshës kishte qenë edhe ushqimi. Ai ishte betuar se nuk do të hante asgjë që ia ngritë nivelin e sheqerit në gjak. Ushqehej vetëm me pemë e perime, djathë, vezë etj.

Për vetëm 15 muaj, Clark e kishte humbur gjysmën e peshës së tij dhe tani është një ultra-maratonist 45 vjeçar.

Clark kishte vrapuar edhe nga Los Angjelos deri në Alexandria, Virgjinia, për ngritje të vetëdijesimit rreth PTSD-së. Tani ai është pronar i një palestre ku qëllimi kryesor i klientëve është të mos heqin dorë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top