Shëndetësi
Recetat e përgatitura në shtëpi që do t’ju ndryshojnë jetën
Gjatë çdo dite, trupi juaj mund t’ju zërë në “grackë”. Ju mund të zgjoheni me dhimbje të fytit ose në këmbët tuaja mund të jenë formuar flluska pasi keni veshur një palë këpucë të sapo blera. Për të zgjidhur këto probleme, me siguri që edhe ju keni vrapuar në farmacinë më të afërt të mundshme.
Por a e dini se mund të zgjidhnit secilin prej këtyre probleme me disa receta të përgatitura në shtëpi dhe mbi të gjitha përbërësit i keni në kuzhinën tuaj?
Ne sot do t’ju tregojmë disa receta për të trajtuar shqetësime të ndryshme në pak kohë, pa qenë nevoja të shpenzoni para.
3 lugë gjelle sodë buke për këmbët
Sodë buke për të shpëtuar nga dhimbjet e këmbëve pas një dite të lodhshme mbi taka. Mbushni një enë me ujë të ngrohtë dhe shtoni 3 lugë gjelle sodë bukë në të. Lërini këmbët tuaja të qëndrojnë së paku 10 deri në 15 minuta. Do ta shihni që do të jenë më të pastra dhe nervat do të jenë qetësuar.
Çaj për të qetësuar të djegurat e diellit
Me anë të një peshqiri, vendosini në zonën e djegur nga rrezet e diellit. Përsëriteni procesin për disa ditë dhe do të shihni rezultate të menjëhershme.
Vaj ulliri për buzë të plasaritura
Përdorni vajin e ullirit për të lyer buzët e plasaritura. Vetitë anti-inflamatore dhe antioksidantët që përmban do t’ju shpëtojnë nga dhimbjet e buzëve dhe do t’i qetësojnë ato menjëherë.
Ujë dhe sodë për problemet me urthin
Nëse keni probleme me urthin, atëherë përdorni një lugë çaji me sodë buke dhe përziejeni atë në një gotë me ujë. Pijeni këtë për të neutralizuar acidin në stomakun tuaj.