Connect with us

Si të përdorni vezën në trajtimet e bukurisë, recetat natyrale që zëvendosjnë kremrat e shtrenjtë

Shëndetësi

Si të përdorni vezën në trajtimet e bukurisë, recetat natyrale që zëvendosjnë kremrat e shtrenjtë

Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje. Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie për fytyrën dhe flokët etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese.

E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamna D dhe E, fosofor, selen, komplekse proteinike etj, veza është aleati i shëndetit të mirë dhe bukurisë, të cilën duhet ta përdorni gjithmonë. Me siguri shumë prej jush i kane ende të shenjuara në kujtesë imazhet e gjysheve dhe mamave me vezë në fytyrë dhe flokë, prandaj Living i risjell ato edhe një herë për ju.

1.Tonik për fytyrën: Të lodhura nga një ditë stresuese në punë ose në familje ? Fytyra është e para që do ta ndjejë këtë gjë prandaj jepini një pamje freskuese duke zëvendësuar tonikun e zakonshëm me albuminë, të bardhën e vezës.

Ajo përmban përbërës me veti antiinflamatore që pastrojnë papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga poret e fytyrës. Rrihni dy të bardha veze dhe vendosini në fytyrë për 20 minuta, duke eveituar kontakin me sytë. Do të ndjeni një efekt shtrëngues, por do të mësoheni me të.

Lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe aplikoni krem hidratues.

2.Eleminon qeskat e fryra të syve: Inflamacioni poshtë syve, i cili duket sikur formon disa qeskëza në ngjyrë mishi, bën që fytyra juaj të duket më opake, e plakur dhe e sëmurë. Living ju propozon një recetë shumë interesante për të reduktuar këtë problem.

Me ndihmën e një topi pambuku ose peneli që përdorni për të lyer sytë, lyeni zonat e inflamuara me të bardhë veze dhe lërini të pëthithet natyralisht nga fytyra për 10 minuta. Në fund lani pjesën poshtë syrit me lëvizje rrethore të buta, duke qenë se bëhet fjalë për një zonë shumë delikate.

Aplikoni këtë maskë çdo ditë dhe rezultatet do të flasin në favorin tuaj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top