Shëndetësi
Vetëm mjaltë dhe susam, riktheni trupin, flokët dhe fytyrën “e rinisë”
Susami është i pasur me vitamina esenciale dhe minerale, duke përfshirë magnezin, kalciumi, bakrin, hekuri,dhe fosforin. Përveç kësaj, farat e susamit përmbajnë acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 dhe janë të pasura me vitamina E, A dhe vitaminë B.
Për më tepër, kombinimi susam-mjaltë është gjithashtu një burim i madh i aminoacideve, që janë shumë të domosdoshme dhe të dobishme për shëndetin e përgjithshëm të njerëzve nëse konsumohen rregullisht.
Kjo përzierje ndihmon në rritjen e imunitetit, reduktimin e dëshirës për të ngrënë ushqime të ëmbla, lehtëson problemet me kapsllëkun dhe stomakun (ulçerën, gastritin).
Për më tepër, kjo përzierje e fuqishme ka aftësinë për të promovuar aktivitetin mendor, për të forcuar kockat, rrit qëndrueshmërinë fizike, përmirëson flokët dhe shëndetin e lëkurës.
Përbërësit:
1 lugë gjelle fara susami
1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Shtoni në një enë të vogël farat e susamit dhe mjaltin.
Sipas dëshirës, mund t’i bluani farat e susamit ose t’i përdorni ashtu siç janë.
Përziejini mirë në mënyrë që të përftoni një përzierje homogjene.
Koha më e mirë për të konsumuar këtë kombinim të shëndetshëm është pikërisht në mëngjes, me stomakun bosh për të siguruar energji të mjaftueshme për gjatë gjithë ditës.