Connect with us

Studimi i fundit: Ja ilaçet që shkaktojnë vdekjen e parakohshme

Shëndetësi

Studimi i fundit: Ja ilaçet që shkaktojnë vdekjen e parakohshme

Ilaçet e përdorura për të trajtuar refluksin acid janë lidhur me një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme në një studim të ri.

Inhibitorët e pompës së protonit (IPP) ulin nivelet e aciditetit të krijuar në stomak, prandaj përdoren për të trajtuar refluksin acid dhe ulcerën në stomak.

Një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë kryer një vëzhgim të gjatë të të dhënave nga Departamenti Amerikan i Çështjeve të Veteranëve, shkruan “The Independent”,

Gjatë një periudhe prej gati 6 vitesh, ata analizuan të dhënat e më shumë se 3 milionë njerëzve, për të krahasuar përdoruesit dhe jo përdoruesit e ilaçeve për trajtimin e ulcerës në stomak.

Gjatë studimit, të publikuar te revista BMJ Open, ata analizuan gjithashtu të dhënat e rreth 350 mijë personave për të krahasuar rrezikun e vdekjes mes atyre që përdornin ilaçet IPP apo ndonjë lloj tjetër ilaçi për uljen e aciditetit në stomak. Krahasuar me ilaçet e tjera, rezultoi se njerëzit që përdornin ilaçet IPP ishin 25% më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nga çdo shkaktar.

Megjithatë, duhet thënë se studimi është vetëm vëzhgues, prandaj nuk ka përfundime mbi shkakun apo efektet. Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim ishin të moshuar, veteranë të racës së bardhë, kështu që nuk mund të jetë gjithëpërfshirës.

Megjithatë ata vazhdojnë të paralajmërojnë që të kufizoni përdorimin e këtyre ilaçeve sa më shumë të jetë e mundur.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top