Shëndetësi
Vazelinë dhe pak nga ky përbërës mund të ndryshojnë lëkurën tuaj gjatë natës
Vazelina dhe vitamina E janë dy përbërës gjërësisht të përdorur në rutinën e bukurisë, veçanërisht në kujdesin ndaj lëkurës. Të dyja individualisht janë të mira për lëkurën tuaj dhe ofrojnë shumë përfitime, por a keni provuar ndonjëherë t’i kombinoni sëbashku? Bëjeni sepse do të mahniteni nga efekti fantastik që kanë në lëkurë.
Përbërësit:
2 lugë gjelle vazelinë
4 kapsula vitaminë E
Përgatitja dhe përdorimi:
Merrni 2 lugë gjelle vazelinë dhe hidheni në një tas të vogël. Shtoni në të edhe vajin e 4 kapsulave vitaminë E. Përziejini mirë derisa të bëni një lloj paste. Hidheni përzierjen në një enë plastike dhe ruajeni në frigorifer deri në 1 muaj.
Nëse keni rrathë të zinj poshtë syve, thjehst aplikoni pak nga ky krem dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës.
Mund ta përdorni atë edhe kundër rrudhave sepse e hidraton shumë lëkurën. Mjafton ta aplikoni në fytyrë dhe ta lini gjatë gjithë natës.
Poashtu, gjatë natës mund ta përdorni këtë krem si locion trupi për duart dhe këmbët.