Shëndetësi
Si të trajtoni kallot dhe flluskat e këmbëve gjatë verës 3 metoda natyrale
Pas një dimri të gjatë e të ftohtë, duhet t’i gëzohemi verës dhe temperaturave të saj, ok ndoshta jo edhe aq shumë temperaturave të nxehta që të marrin frymën.
Por, i pari që i gëzohet kësaj stine është padiskutim trupi pasi më në fund mund t’i lejoni vetes veshje dhe këpucë më të lehta.
Dhe duke u ndalur tek këpucët, është mëse e zakonshme që në këtë periudhë të vitit të hiqni dorë nga këpucët dhe çizmet e rënda dhe t’i zëvendësoni me sandale, balerina apo shpaka me gisht.
Megjithatë këto këpucë rrisin rrezikun e shfaqjes së kallove apo flluskave të bezdishmë në pjesë të ndryshme të këmbës.
Kallot janë pjesë të trasha, të forta lëkure të vdekur me ngjyrë gri në të verdhë. Ato formohen për të mbrojtur vetë lëkurën nga fërkimet dhe dëmtimet, sakaq shoqërohen me dhimbje, kruajtje dhe irritim të vazhdueshëm.
Në qoftë se i keni provuar të gjitha, por sërish nuk keni arritur rezultatin e duhur ju këshillojmë të provoni tre këshillat e mëposhtme :
1.Bëni një kompresë me lëng limoni, xhel Aloe vera dhe uthull të bardhë rrushi. Bashkoni të gjithë përbërësit në një dhe aplikojini në zonat ku keni kallo, duke i mbuluar me fasho ose garzë pambuku sterile. Tre përbërësit e mësipërm kanë veti antiinflamatore dhe antibakteriale të cilat luftojnë kallot dhe nxisin shërimin e plotë të tyre.
2.Maskë me cipën e membranës së vezës: E keni parasysh atë cipën që rrethon vezën e zier, gati e ngjitur me lëvozhgën e sja.. epo nuk duhet ta hidhni më pasi përmban shumë vlera ushqyese dhe antioksidantë të fuqishëm që luftojnë kallot dhe parandalojnë shumimin e tyre.
3.Trajtim me sodë buke:Mos besoni kur ju thonë se soda e bukës duhet përdorur vetëm në kuzhinë, ajo përbën një trajtim shumë efikas kur bëhet fjalë për kallot dhe flluskat e këmbëve.
Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta çdo ditë.