Connect with us

5 fakte që çdo femër duhet të dijë për vaginën e saj

Shëndetësi

5 fakte që çdo femër duhet të dijë për vaginën e saj

Kur vjen puna tek vagina, sa më shumë të dimë, aq më mirë është.

 

Bëni gjithçka të mundeni për të edukuar veten, mësoni si funksionon, çfarë i bën femrat të ndihen mirë, çdo gjë që të jeni gjithmonë të përgatitur me detyrat e shtëpisë.

1. E para e punës, po e përdorim gabim fjalën “vaginë” : 

Vagina është vetëm pjesa e muskujve, kanali elastik nga qafa e mitrës tek himeni. Ne e përdorim fjalën vaginë për të gjithë pjesën intime femërore. Në fakt, termi që duhet përdorur për pjesën e jashtme është vulva, që përfshin klitorin, uretrën, buzët e jashtme dhe të brendshme si edhe pubisi.

2.Himeni është krejt i pavlerë, madje mund të pengojë zhvillimin normal : 

Nuk është një organ “ndershmërie”: Pasi formohet embrioni, zhvillohet edhe cipa e himenit rreth pjesës së brendshme të vaginës. Kur himeni nuk është i hapur ose pjesërisht i hapur, vajzat e reja mund të kenë probleme me hormonet dhe ciklin.

3.Gjatë eksitimit, vagina mund të ndryshojë masë dhe formë : 

Zakonisht, vagina ka një gjatësi 7-10 cm. Por kur je e eksituar, uterusi ngrihet lart, çfarë ndryshon pozicionin e cerviksit, duke e bërë vaginën më të gjatë. Megjithatë, ndryshojnë vetëm pjesët e brendshme të vaginës, jo ajo e jashtmja.

4.Qimet e pubisit janë aty për një qëllim : 

Përpara se të depiloheni, kujtoni se qimet në pjesën intime e kanë një funksion. Kryesisht, janë një barrierë për lëkurën e ndjeshme gjatë fërkimit me penisin. Kur i hiqni me brisk, mbeten fillimet e qimeve duke e bërë lëkurën akoma më të ndjeshme ndaj fërkimit, pra është e rrezikshme sepse mund të irritohet dhe të zërë infeksione.

5. Vagina vetëpastrohet : 

Vagina është plot gjëndra që lëshojnë lëngje pastruese dhe lubrifikuese. Nëse përdorni sapun, çrregulloni florën natyrale të vaginës, çka mund të çojë edhe në infeksione. Ndaj nuk duhet të përdorni sapun më thellë se buzët e jashtme të vaginës, ku ka qime. Për këtë arsye ekspertët këshillojnë të mos i përdorni dushet vaginale, larësit që futen në pjesën e brendshme të vaginës, pasi eliminojnë bakteriet më të rëndësishme që mbrojnë vaginën nga infeksionet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top