Shëndetësi
Portokalli ulë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve mendore
Një portokall në ditë ulë rrezikun e sëmundjeve mendore.
Kështu të paktën është thënë në raportin e një studimi madhor të realizuar nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin Tohoku në Japoni.
Konsumimi i përditshëm i frutave si portokalli, grejpfruti dhe limoni, ulë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve mendore për një të katërtën.
Përveç kësaj edhe disa studime të tjera kanë treguar që këto lloje të frutave mbrojnë trurin ndaj sëmundjeve mendore dhe Alzheimer-it.