Shëndetësi
Dëmi që NUK e kishit menduar se ju shkakton larja në pishina (VIDEO)
Ndonëse nuk jemi në pikun e verës, temperaturat e larta dhe frekuentimi i plazhit dhe pishinave ka sjellë probleme dhe infeksione të syve tek pushuesit.
Më problematike për mjekët shihet frekuentimi i pishinave dhe klorinimi i lartë i ujit.
Mbi një 20 raste në javë paraqiten tek mjeku specialist, për të marrë ndihmë mjekësorë për shkak të problemeve me sytë.
Për të evituar këto probleme, mjekët rekomandojnë larje të shpeshtë të fytyrës me ujë të rrjedhshëm dhe një higjenë sa më të pastër.
Kujdes duhet patur edhe nga ekspozimi në diell, pasi temperatuarat këtë muaj do të jenë të larta.