Shëndetësi
Receta e kremit anti-rrudhë që përdorte Kleopatra. Ja si ta përgatisni…
Kleopatra, mbretëresha e Egjiptit përveçse fuqisë për pushtet dhe për të fituar zemrat e njerëzve, kishte edhe një bukuri mahnitëse. Në kohën e saj njerëzit përdornin rreth 21 vajra aromatikë për të mbrojtur lëkurën nga dielli, rrudhat apo celuliti.
Kleopatra, si dhe njerëzit egjiptianë në përgjithësi, përdornin disa metoda misterioze për t’u dukur gjithmonë të bukur dhe për të pasur një lëkurë të butë. Mbajtja e lëkurës gjithmonë të hidratuar është diçka shumë e rëndësishme për të ruajtur elasticitetin dhe butësinë e saj.
Ajo rrezikohet nga faktorë të jashtëm kryesisht dhe aftësia për të ruajtur elasticitetin e saj zhduket me kalimin e kohës.
Mjalti është një përbërës shumë i mirë për lëkurën dhe ndaj është bazë e shumë produkteve të tilla si kremëra, pastrues apo shampo. Dylli poashtu është shumë i dobishëm dhe ka shumë përfitime në lëkurë veçanërisht. Nuk është rastësi që është edhe përbërësi bazë i kësaj recete që përdorte Kleopatra. Mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpi duke përdorur vetëm këto 2 përbërës.
Ju duhet pak dyllë dhe vaj livando. Vendoseni dyllin në një enë në mikrovalë të shkrijë. Hidhni më pas në të vajin e livandos dhe përziejini mirë. Hidheni përzierjen në një kavanoz me kapak. Përdoreni në mëngjes dhe para se të flini në mbrëmje.