Shëndetësi
Si ta zvogëloni kolesterolin?
Padyshim që ka barëra të ndryshme për trajtimin e kolesterolit, mirëpo disa njerëz gjithmonë preferojnë metodat tradicionale për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe kolesterolin.
Kjo recetë këtu është thuajse pije magjike që lufton kolesterolin dhe i pastron venat e gjakut, transmeton Telegrafi.
Përbërësit: Katër limonë të madhësisë mesatare, katër hudhra dhe tri litra ujë të distiluar.
Përgatitja: I qëroni hudhrat dhe i dezinfektoni limonët duke iu hedhur ujë të vluar përmbi.
Limonët i preni në copa të vogla, por pa i qëruar. Pastaj, hudhrat dhe limonët i futni në blender dhe i përzieni.
Materialin e fituar nga përzierja e hudhrave dhe limonëve e futni në një shishe tri litërshe dhe e mbushni me ujë të distiluar.
Shishen e futni në frigorifer për tri ditë dhe pas tri dite i përdorni tri lugë gjelle tri herë në ditë.
Sasinë e konsumimit e rritni ngadalë, por mos e kaloni sasinë prej tri lugë të gjellës përnjëherë.
Këtij trajtimi plotësisht natyral duhet t’i nënshtroheni për 40 ditë.