Shëndetësi
Karakteristikat trupore të cilat gjenden vetëm në 5 PËRQINDËSHIN e botës!
Të gjithë jemi të ndryshëm, dhe disa nga ne kemi karakteristika të rralla të trupit të cilat i kanë vetëm një përqindje e vogël e njerëzve të botës.
Sot do t’i mësojmë disa nga këto karakteristika, të cilat mund t’i keni edhe ju. Disa nga to janë karakteristika të mira fizike, por disa tjera janë të llojit që edhe Supermeni do t’ua kishte lakmi, transmeton Telegrafi.
Eshtra tejet të dendur
Duke studiuar gjenin LRP5 (përgjegjës për mineralizimin e eshtrave), shkencëtarët kishin zbuluar mutacione të cilat shkaktojnë sëmundje të shoqëruara nga brishtësia e eshtrave. Por ekziston edhe një lloj tjetër i mutacionit të gjenit LRP5: i jep personit eshtra super të dendur të cilat janë thuajse të pamundur për t’u thyer dhe e bën më pak të prirë lëkurën të plaket.
Por edhe pse mund t’ju duket si gjë e mirë, edhe kjo i ka të këqijat e veta. Një herë kishte ndodhur që një pacient i vjetër të kishte nevojë për zëvendësim të nyjit të dëmtuar, por eshtrat e tij tejet të dendur kishin ndikuar që doktorët të mos mundeshin ta ndihmonin.
Gjaku i “artë”
Nuk është i artë në kuptimin e plotë të fjalës, por ka një karakteristikë unike: nuk përmban antigjenë. Kjo karakteristikë trupore ishte zbuluar në vitin 1961, dhe për momentin njihen vetëm 40 njerëz me gjakun Rh-null. Nëntë nga këta njerëz janë dhurues të rregullt të gjakut, sepse gjaku i tyre është i përshtatshëm për çdo person që ka nevojë.
Vrimë në vesh
Kjo dukuri formohet gjatë zhvillimit të embrionit, dhe u ndodh vetëm rreth 5 për qind të njerëzve të botës. Supozohet të jetë atavizëm, rikujtues i faktit se paraardhësit tanë kishin qenë dikur qenie të gjalla të cilët kishin pasur gusha. Kjo “vrimë” shpeshherë trashëgohet dhe mund të jetë prezente në dy veshët. Mund të hiqet përmes ndërhyrjeve kirurgjike, por nuk është e nevojshme sepse nuk paraqet rrezik.